Afganistan, 24 gusht, NOA - Pesë ushtarë të Perëndimit, dy amerikanë, dy marinsa francezë dhe një grua hungareze, kanë humbur jetën në vargun e sulmeve të militantëve në Afganistan.
Ministria e Mbrojtjes në Paris tha se dy francezë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një përleshje të armatosur në provincën lindore Kapisa.
Një grua,e cila bënte pjesë në forcat e armatosura Hungarese,mbeti e vdekur kur autokolona,ku ajo gjëndej, u sulmua në provincën verilindore Bahlan,gjithashtu gjatë këtij sulmi u plagosën edhe tre ushtarë hungarezë.Ndërsa njëringa ushtarët amerikanë është vrarë nga një sulm me bomba, në Afganistanin jugor.
NOA/RFE