English

Arrestohet emigranti brazilian që vrau 42 vjeçarin shqiptar e plagosi nipin

Milano, 24 gusht, NOA – Policia italiane ka arritur të arrestojë sot personin që vrau një ditë më parë një shqiptar dhe plagosi një tjetër. Sipas raportimit të mediave italine, vrasësi është një emigrant nga Brazili dhe quhet Rikardo Maurizio Gomez, 43 vjeç.

Gomez vrau me thikë 42 vjeçarin Gjin Perdoka pas një sherri që ka pasur më këtë të fundit për zhurmën që bëhej në pallat. Përdoka ka kërkuar nga emigranti brazilian që të mos krijonte probleme me zhurmën në orët e vona të natës, por pas kërkesës ka ardhur dhe incidenti.

Emigranti brazilian ka qenë duke zhvilluar një festë në banesën e tij dhe së bashku me të tjerët që ka pasur në dhomë ka dalë dhe është konfliktuar me shqiptarin.

Për pasoj 42 vjeçari Përdoka ka mbetur i vdekur nga goditjet me thikë, ndërsa viktimë e agresionit ka mbetur dhe nipi i tij 22 vjeçar, i cili aktualisht është duke u kuruar në një spital të Milanos.

a.k/NOA/ANSA

KOMENTE