Barcelonë, 25 gusht NOA - Tashmë mund të themi se marrëveshja e cila do të transferojë mesfushorin e Liverpulit Mascherano, tek Barcelona është në përfundim të saj.
Kështu me sa është bërë e ditur vetë lojtari ka rënë në akord me drejtuesit e Barçës ku mund të nënshkruajë një kontratë nga e cila do të përfitojë një shumë prej 5 milionë eurosh në sezon.
Në krahun tjetër pritet vetëm një konfirmim i Liverpulit, që ende nuk e ka pëlqyer ofertën e Barcelonës, 20 milionë dhe Hleb (i vlerësuar 5 milionë euro), por që shumë shpejt mund ta pranojë atë dhe mesfushori argjentinas do të kalojë rrjedhimisht tek Barça.
r.b/NOA