Tiranë, 24 gusht, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka marrë pejsë sot në homazhet e zhvilluara për nder të ish-basketbollistit Kushtrim Zaçe, i cili u nda nga jeta dje pas një ataku kardiak.
Berisha e vlerësoi atë si një nga yjet e basketbollit shqiptar në tërë historinë e tij. Berisha tha se Kushtrim Zaçe ishte një sportist i talenteve të rralla dhe arritjeve të mëdha, një qytetar dhe prind shembullor.
“Sot u shua, u nda nga jeta, një nga yjet më të shkëlqyer të basketbollit shqiptar në tërë historinë e tij, Kushtrim Zaçe, një sportist i talenteve të rralla dhe arritjeve të mëdha, një qytetar dhe prind shembullor. Kushtrimi u nda nga jeta, por lë pas një emër të madh.
Me këtë rast, duke ndarë dhembjen me familjen, me botën e sportit shqiptar, i lutem Zotit që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar”, u shpreh Kryeministri Berisha.
a.k/NOA