Las Vegas, 24 gusht, NOA – Meksikania Jimena Navarrete, 22 vjeç, është zgjedhur Mis Universi 2010. Juria i dorëzoi çmimin e bukurisë së Botës bukuroshes meksikane mbrëmjen e djeshme në konkursin e organizuar në Las Vegas.
Në vend të dytë u rendit bukuroshja nga Jamajka, Yendi Filips, ndërsa në vend të tretë u rendit Jesinta Kampell nga Australia.
Fituesja e konkursit të sivjetshëm është me origjinë nga Guadalupa dhe është Mis Universi i edicionit të 59-të.
Kurora ju dorëzua nga fituesja e edicionit të kaluar, venuzeljania Stefania Fernandez.
Në këtë konkurs bukurie përfaqësohej Shqipëria dhe Kosova me fitueset e konkurseve përkatëse të bukurisë.
a.k/NOA