English

Kili, mbijetojnë 33 minatorët e mbetur në kurthin e minierës

Kili, 24 Gusht NOA/ Rid Bulku - Janë në jetë të gjithë 33 minatorët kilen, të cilët më 5 gusht mbetën në kurthin e një tuneli 700 metër të thellë, në një minierë bakri dhe ari në Copiapo, 800 kilometër larg Santiago.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti kilen Sebastian Pinera.

Tashmë do të duhen ta paktën 120 ditë të tjera për të gërmuar një tunel të ri. Ky është parashikimi i përgjegjësve që kanë studiuar një zonë, e cila siguron kushtet për mbijetesë.

Duket e pabesueshme, një mrekulli, që të gjithë minatorët janë ende në jetë.

Të 33 personat kanë arritur të komunikojnë me jashtë nëpërmjet biletave të cilat i nxirrnin në sipërfaqe të tokës.

Në orët e para të ditës, një sondë kishte arritur në një thellësi prej 688 metrash dhe supozohej se ishin mbërritur shumë pranë zonës, e cila u përmbyt më 5 gusht duke zënë në kurth të gjithë minatorët.

Më pas kur sonda doli në sipërfaqe u vu re se kishte arritur një sukses ë vërtetë, ku lajmi i të mbijetuarve u përhap menjëherë në të gjithë njerëzit dhe mbi të gjitha në të afërmit e minatorëve.

Vetë presidenti Pinera, pasi konfirmoi lajmin pohoi duke thënë: “Viva Chile, mierda”. Miniera e San Jose, e pasur me bakër dhe ar, i përket ndërmarrjes së San Esteban dhe ndodhet në shkretëtirën e Atacama rreth 800 kilometër larg nga Santiago.

r.b/NOA

KOMENTE