English

Kinë, një avion merr zjarr gjatë uljes së gabuar, 47 të mbijetuar

Pekin, 24 gusht, NOA – Një avion i kompanisë “Henan Airlines” me 91 persona në bordin e tij ka marrë flakë pas uljes së tij të gabuar në aeroportin e qytetit Yichun në provincën e Heilongjiang, në veri të Kinës.

Lajmin e bën publik agjencia e lajmeve “Kina e re”, e cila preçizon se nga ky incident kanë shpëtuar 47 persona.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve avioni nuk është rrëzuar, por është përfshirë nga flakët pas një uljeje të gabuar.

Avioni i tipit, Embraer 190, i prodhuar në Brazil mori zjarr pas uljes së gabuar, ndërsa ende nuk dihen informacione për personat e tjerë që ndodheshin në bordin e tij.

mit/NOA
KOMENTE