English

Klima, 2010 viti më i nxehtë i 2 shekujve të fundit

Tiranë, 25 gusht, NOA -Ndoshta nuk është në mënyrë definitive, por deri më tani mund të themi se viti 2010 është më i nxehti i dy shekujve të fundit.

Gjithçka është bërë e ditur nga disa të dhëna të shpërndara nga NOAA - National Oceanic and Atmospheric Administration, agjencia e qeverisë së SHBA-së, e cila merret me të dhënat klimaterike duke mbledhur informacione, madje dhe në temperaturat atmosferike dhe ato detare.

Duke marrë në konsideratë vetëm muajin korrik të 2010, mund të themi se është viti i dytë më i nxehtë vetëm pas atij të 1998, me një temperaturë, të kombinuar me atë mesatare të tokës dhe atë oqeanike, me një vlerë prej 16.5 gradë celsius.

Po duke marrë parasysh periudhën nga janari deri në korrik, mesatarja ka qenë me 14.5 gradë celsius, superiore ndaj 0.68 gradëve të shekullit të njëzet.

Një hartë tepër interesante e anomalive, e publikuar nga agjencia, tregon se si këto ndryshime nuk kanë ardhur aspak në uniformë në planetin tonë, që nga shekulli i kaluar.

r.b/NOA

KOMENTE