English

Kubë, Fidel Kastro apel Obamës: Jo luftë bërthamore me Iranin

Havana, 24 gusht, NOA – Ish presidenti kubanez Fidel Castro duket mjaft i shqetësuar për një luftë të re, luftën potenciale bërthamore, ku sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sulmojnë Iranin.

Ish presidenti i Kubës komuniste, është takuar për këtë çështje me shkencëtarë kubanezë, me të cilët po diskuton mbi rrezikun dhe pasojat që mund të lërë për mbarë njerëzimin një luftë bërthamore.

Sipas Fidelit, konflikt kërcënues për një luftë bërthamore është ai mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Mediat kubaneze bëjnë të ditur se në këtë takim me ish liderin kubanez, një kundërshtar i përhershëm i SHBA-ve, kanë marrë pjesë katër shkencëtarë, mes të cilëve edhe i biri i Kastros, Fidel Castro Diaz-Balart, i cili është përfaqësues i Këshillit të shtetit kubanez.

Fidel Kastro i ka bërë thirrje sakaq presidentit amerikan Barack Obama të mos sulmojë Iranin, duke konfirmuar njëherësh se për këtë Obamën do ta falnderonin edhe vetë miliarderët dhe Izraeli.

Ky takim i ish liderit kubanez Fidel pastro vjen pas deklaratave jo kundërshtuese të Shteteve të Bashkuara për nisjen e punës në centralin bërthamor të Bushehrit, që sipas Shteteve të Bashkuara nuk përbën rrezik pasi ndiqet hap pas hapi nga ekspertët rusë, të cilët bënë edhe përurimin e tij pak ditë më parë.

mit/NOA

KOMENTE