English

Maqedoni, Skandal me Gjeografinë: Shqiptarët me prejardhje maqedonase, turke e rome, ardhacakë të 220 viteve më parë

Shkup 24 gusht, NOA – Duket se fyerja dhe shtrembërimi i të vërtetave historike mbi lashtësinë e shqiptarëve në Maqedoni vazhdon përtej enciklopedisë edhe në një tjetër libër, në Gjeografinë e botuar në vitin 2003 që mësohet nga nxnësit e klasës së dytë të shkollave të mesme në Maqedoni, një shtrembërim që mban vulën e autorëve Dragan Vasileski, Bllagoja Markoski, Nikolla Panov, Nikolla Dimitrov dhe Gjorgji Pavllovski.

“Vendosja e paraardhësve prej ku rrjedh popullsia shqiptare në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, gjegjësisht kah fundi i shekullit të XVIII. Në fillim kishte numër të vogël të tyre. Në shekullin XIX, fillon valë e re e vendosjes së shqiptarëve në Maqedoni, atëherë janë vendosur numri më i madh i shqiptarëve”....

Ky është një nga paragrafët e libit të gjeografisë së botuar në vitin 2003, i cili ka alarmuar ekspertët shqiptarë të arsimit në vendin fqinj, pasi shtrembëron të kaluarën historike të etnisë shqiptare në territorin e Maqedonis, ku shqiptarët e Maqedonisë cilësohen si të ardhur nga Shqipëria e Kosova në këtë territor vetëm para 220 vjetësh, madje edhe se janë me prejardhje maqedonase, turq e romë.

Udhëheqësi i sektorit të arsimit në komunën e Çairit, Shefqet Zekolli theksoi për mediat se “Libri i gjeografisë i vitit 2003, i hartuar nga 5 profesorë doktorë ka aq gabime aq sajesa aq falsifikime aq lëshime aq tendenca, saqë është tepër i dëmshëm për nxënësit dhe nuk duhet t’u jepet atyre për t’u mësuar në shkollë, por duhet të tërhiqet nga qarkullimi”.

Ai iu referua këtij paragrafi në vijim ku thuhet se “vendosja e re e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë nuk është proces i mbaruar, ai bëhet edhe sot, në fillim të shekullit të XXI. Vendosja e këtillë, në momente e pakontrolluar, vendosja në mënyra të ndryshme, mund t’i dëmtojë të gjithë në Republikën e Maqedonisë, duke nënviuzuar se “Kjo fyerje serioze paraqitet si vazhdim i politikës anti-shqiptare më të pafre të kryeministrit Gruevski, një akt shovinist dhe tendencioz që i përngjan politikave të ish Jugosllavisë për eliminimin demografik të shqiptarëve”.

mit/NOA

KOMENTE