English

Mis Universi zgjidhet meksikania Jimena Navarrete

Las Vegas, 25 Gusht NOA - Jimena Navarrete, 22 vjeçe, nga Meksika, është zgjedhur Mis Universi 2010 në Las Vegas. Vendi i dytë ishte për Mis Xhamajka, Yendi Phillipps, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua australiania, Jesinta Campbell.

Navarrete, me origjinë nga Guadalajara, ka arritur të fitojë kështu kurorën e edicionit të 59-të të konkursit, që pati në pjesëmarrje të tij, 83 bukuroshe nga e gjithë bota duke luftuar për fitimin e titullin.

Ajo e cila dorëzoi urorin tek Navarrete, ishte Mis Universi 2009, bukuroshja nga Venezuela, Stefania Fernandez.

r.b/NOA

KOMENTE