Beograd, 24 gusht, NOA - Disa qindra serbë të Kosovës janë tubuar sot në veri të Mitrovicës në shenjë proteste kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për heqjen e të ashtuquajturës "shtesë të Kosovës".
Shtesa financiare parashihte të ardhura të dyfishta për 45 mijë serbë në Kosovë. Kjo shtese filloi të ulej që prej vitit 2008. Në këtë vit ajo u zvogëlua nga 200 në 150 për qind.
Serbët e Mitrovicës kanë deklaruar se kjo sjellje e Beogradit tregon se e ka harruar Kosovën.
Pagat u jepeshin nga Serbia për të qëndruar në Kosovë.
NOA/RFE