English

NASA dokumenton erozionin e super-vullkanit në galaktikë

NASA ka shpërndarë imazhe të një erozioni vullkani mjaft të veçantë. Nuk ka ndodhur në sipërfaqen e tokës, por në hapësirë. Gjithçka ka ndodhur me një vullkan në galaktikë. Imazhet e shpërndara tregojnë regjistrimet e Chandra X-ray Observatory dhe teleskopit meksikan VLA, të dy në pronësi të NASA.

Bëhet fjalë për erozionin e një super-vullkani që ka ndodhur në galaktikën M87.

NASA ka pohuar se bëhet fjalë për një shpërthim që ka ndodhur relativisht shumë pranë planetit tonë dhe e ka krahasuar atë me erozionin që ka ndodhur me vullkanin islandez Eyjafjallajokull.

Realisht në hapësirë nuk ka asnjë vullkan, kjo të paktën jo siç mund ta imagjinojmë ne. Në galaktikë është verifikuar një përplasje mes gazeve gjatë ftohjes dhe qelizave të mbushura me energji, të cilat si rrjedhojë kanë prodhuar një efekt të ngjashëm me atë të një erozioni vullkanik.

r.b/NOA

KOMENTE