English

Në ankand aksesorë të serialit “Lost”, rekord shitjesh

Kaliforni, 25 gusht, NOA- Për të gjithë të apasionuarit e serialit televiziv Lost, ka qenë me të vërtetë një rast unik në llojin e tij. Ditë më parë në aeroportin e Santa Monica në Kalifornia, është organizuar një ankand, i cili nxori në shtije shumë objekte të cilat kanë qenë pjesë e këtij seriali.

Kanë qenë përafërsisht mijëra relike ndër të cilat mund të përmendim shumë veshje, por dhe pjesë të avionit dhe shumë objekte të tjera që janë përdorur në seri të shumta të Lost.

Në përfundim të ankandit u numëruan 1.174 objekte të shitura. Gjithashtu dhe shifrat e shpenzuara nga publiku ishin të papritura. Mjafton të përmendim kopjen origjinale të firmosur nga Jeffrey Jacob Abrams dhe Damon Lindelof që u shit për një vlerë prej 18 mijë dollarësh dhe filloi në një bazë prej vetëm 300 dollarë. Furgoni Volkswagen ngjyrë blu arriti të kapte shifrën e 47.500 dollarësh, një vlerë rekord kjo kur mendon se është pjesë e vetëm një seriali televiziv.

r.b/NOA

KOMENTE