Kroaci, 25 Gusht NOA - Një martesë në lëvizje ka qenë ajo e një 30-vjeçareje nga Kroacia, që iu desh të largohej nga dreka e dasmës, pasi lindi vajzën e saj vetëm pak minuta pasi kishte mbaruar ceremoninë.
“Kishte disa ditë që ankohej se nuk ndihej mirë”, - tha një e afërmja e saj.
Megjithatë, të afërmit e saj menduan për një stres normal para dasmës. Por sapo përfundoi ceremonia e dasmës, nuk rezultoi diçka e tillë pasi 30 vjeçarja solli në jetë vajzën e saj.
Ky fakt i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Karlovac, 50 kilometër larg Zagrebit, në Kroacinë qendrore.
Gjatë ceremonisë në kishte, gruaja shtrëngonte dhëmbët si rrjedhojë e dhimbjeve, por menjëherë pas përfundimit të saj, ajo u ul në një stol dhe pohoi se ndiente simptomat e lindjes. Familjarët menjëherë lajmëruan një ambulancë, por ishte tepër vonë pasi Nikolina solli në jetën vajzën e saj në park me ndihmën e mamasë së saj dhe të një kushërire.
Vajza është në gjendje të mirë shëndetësore, por për një periudhë duhet të qëndrojë në inkubator.
“Dëshironin që emri i saj të ishte Lana, por meqë lindja e saj ndodhi pranë kishës, vendosëm ta quajmë Maria”, - tha babai.
r.b/NOA