English

OKB: Kemi marrë vetëm propozimin e rezolutës serbe

Nju Jork, 24 gusht, NOA - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, deri më sot, ka marrë vetëm propozim rezolutën e Serbisë për Kosovën, u shpreh zëdhënësi i kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme, Zhan Viktor Nkolo, duke theksuar se “nuk e kemi marrë asnjë propozim rezolutë tjetër në këtë temë”.

Për miratimin e rezolutës “mjafton shumica e thjeshtë, pavarësisht nga numri i atyre që kanë abstenuar”, i tha më teje Nkolo në një intervistë për mediat serbe.

Sipas tij, shqyrtimi për propozim rezolutën për Kosovën “është planifikuar për 9 shtator, por kjo mund të ndryshohet”.

NOA/RFE

KOMENTE