English

SHBA, më në fund vjen divorci për Tiger Woods

SHBA, 25 Gusht NOA - Kampioni i golfit, Tiger Woods dhe ish guraja e tij Elin Nordgreen, janë divorcuar. Kështu mund të themi se ish-zonja Woods ka siguruar një pjesë të mirë të pasurisë së sportistit, e cila flitet të jetë nga 100 deri në 150 milionë dollarë. Për sa i përket kujdestarisë së fëmijëve, Sam Alexis 3 vjeç, Charlie Axel 1, ajo u përket të dyve.

Ndarja ka ardhur si fryt i tradhtive të shumta të atletit në drejtim të bashkëshortes së tij. Të dy u paraqitën përpara trupit gjykues të qytetit të Panamasë, në Florida dhe përpara gjykatësit nënshkruan akordin e divorcit.

“Jemi mjaft të trishtuar për përfundimin e martesës sonë dhe shpresojmë në një të ardhme sa më të mirë. Dhe pse nuk jemi më të martuar, kemi dy fëmijë të mrekullueshëm dhe lumturia e tyre do të jetë objektivi ynë më i rëndësishëm”, - tha çifti në një deklaratë.

Revista People, që bëri e para të ditur këtë lajm, ka theksuar se detajet e këtij divorci nuk janë bërë të ditura.

r.b/NOA

KOMENTE