English

Shqipëria, Kosova e Maqedonia, pullë të përbashkët postare për Nënë Terezën

Tiranë, 24 gusht, NOA – Postat kombëtare të tre vendeve, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të nderojnë Nënë Terezën në një mënyrë krejt të veçantë në 100-vjetorin e saj të lindjes.

Drejtorët përkatës të postave, të këtyre vëndeve, do të takohen nesër në Tiranë ku do të miratojnë hedhjen në treg të një pulle të përbashkët me simbolin e Nënë Terezës.

“Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, ai i Postës së Maqedonisë, Ejup Rustemi dhe ai i Kosovës, Blerim Krasniqi do të japin një konferencë për shtyp në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare, ku do të lançojnë pullën e përbashkët e cila do të hidhet në qarkullim ditën e 100-vjetorit te lindjes së Nënë Terezës”, thuhet në njoftimin e Postës Shqiptare në lidhje me këtë aktivitet.

a.k/NOA

KOMENTE