English

Topi e Berisha në Konferencën e Ambasadorëve, axhenda e takimit

Tiranë, 24 gusht, NOA – Ambasadorët e Shqipërisë në gjithë vendet e botës do të mblidhen nesër në Tiranë ku do të njihen me qëndrimet që duhet mbajnë në ta ardhmen dhe me analizën e punës së tyre gjatë kuaj kohe.

Burime nga Ministria e Jashtme thanë për Agjencinë NOA se tema kryesore e aktivitetit do të jetë analiza e hollësishme e aktivitetit të shërbimit të jashtëm shqiptar gjatë vitit të kaluar. Ndërsa pjesa e dytë e takimit do të ketë të bëjnë me sfidat me të cilat përballet diplomacia shqiptare aktualisht.

Çështja e pavarësisë së Kosovës dhe zhvillimet kombëtare do të marrin rrëndësinë e duhur në takimin e nesërm ku do të jetë dhe kryeministri Sali Berisha.

Takimi do të zgjas dy ditë, me 25 dhe 26 gusht. Takimi nis neësër në orën, 10:00, ku në seancën e hapjes do të jetë i pranishëm Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE