Tiranë, 24 gusht, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi familjes Zaçe për ndarjen nga jeta të ish-basketbollistit të njohur të “Partizanit” Kushtrim Zaçe.
Duke vlerësuar modelin e tij si sportist dhe si njeri, Topi shprehet se kontributi i tij është i pazëvendësueshëm në botën e sportit.
"Lajmi për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të dashur hidhëroi të gjithë ata, të cilët kanë pasur fatin e madh të njohin nga afër Kushtrimin. Ai ka prekur thellë të gjithë ata adhurues të sportit të basketbollit, të cilët me admirim dhe një emocion të papërshkrueshëm kanë ndjekur lojën e tij virtuoze, plot fantazi e teknikë, ku spikaste talenti dhe dëshira për fitore në mbrojtje të ngjyrave të ekipit të “Partizanit”, po ashtu dhe të Kombëtares Shqiptare të Basketbollit”, shprehet në mesazhin e tij Presidenti Topi.
a.k/NOA