Japoni, 24 gusht, NOA - Televizioni në 3D pa syze, do të jetë gati dhe madje në shitje para fillimit të Krishtlindjeve. Ky është premtimi revolucionar i Toshibas.
Sipas disa burimeve pranë shtëpisë japoneze, në bazë të këtij lajmi është bërë e ditur se ekziston një teknologji optike, që është në gjendje të transmetojë sinjale të ndritshme nga shumë këndvështrime të ekranit.
Kjo metodë e zhvilluar nga ana e Toshibas, do të mundësojë, që truri njerëzor të riprodhojë imazhe tre-dimensionale, me një vizion të marrë nga një TV.
r.b/NOA