Uashington, 24 gusht, NOA - Qeveria e SHBA-së ka pranuar mangësitë lidhur me trajtimin e të drejtave të njeriut në vendin e vet.
Situata nuk është perfekte, thuhet në një raport të parë të Ministrisë së Jashtme pranë Komisionit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së.
Veçanërisht pakicat janë diskriminuar vazhdimisht. Gjithashtu u theksua se qeveria po punon më tej për përmirësimin e gjendjes.
Gratë dhe qytetarët me prejardhje hispanike kanë filluar të jenë gjithmonë e më shumë të pranuar në aspektin ekonomik dhe social, thuhet në raport. Gjithashtu një njeri me ngjyrë u bë president i Shteteve të Bashkuara.
NOA./RFE