English

Ukraina, 19 vite pavarësi nga Bashkimi Sovjetik

Kiev, 24 gusht, NOA - Ukraina sot shënon Ditën e Pavarësisë, 19 vjetorin e pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik.

Ligjvënësit ukrainas e miratuan aktin e Pavarësisë më 24 gusht, 1991, duke e shpallur Ukrainën shtet të pavarur dhe demokratik, një muaj pas grusht shtetit të dështuar ndaj ish presidentit sovjetik, Mihail Gorbaçov.

Në Uashington, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, përmes një video mesazhi tha se ukrainasit dhe amerikanët i ndajnë bashkë vlerat demokratike.

“Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë Ukrainës dhe popullit ukrainas që nga pavarësia. Ne do të vazhdojmë t’u mbështesim në rrugën tuaj për t'i realizuar të gjitha të mirat nga demokracia dhe të gjitha bekimet që vijnë me të”, tha Klinton.

Ajo u zotua se SHBA do të vazhdojnë të punojnë me Ukrainën për të mbështetur institucionet demokratike në Ukrainë, për ta zhvilluar shoqërinë civile dhe për të promovuar tregjet transparente, në mënyrë që të vihen themelet për një të ardhme stabile dhe prosperuese.

a.k/NO/RFE

KOMENTE