English

Balla: Lepuri i korrupsionit fle në familjen e kryeministrit Berisha

Tiranë, 25 gusht, NOA – Partia Socialiste ka paraqitur sot fakte të reja për korrupsionin në lidhje me dhënin e konçensioneve. Deputeti i PS-së, Taulant Balla deklaroi para mediave se bashkëjetuesi i deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, biznesemi Arjan Tartari është përfituesi i të gjitha konçensioneve që janë dhënë në lumin Kardhiq.

Balla pëmenti emrat e të gjitha kompanive që kanë marrë koncesionet duke theksuar se Tartari është përfituesi i tyre.

Ndërkohë duke kujtuar akuzat që kanë bërë këto ditë deputetët e PD-së, në lidhje me biznesmenin Artan Avllaj, dhe shprehjes së deputetëve të PD-së që “Rama të tregojë ku fle Lepuri i korrupsionit”, Balla u përgjigj se tashmë shqiptarë e dinë se ku fle lepuri.

“Meqë Sali Berisha kishte merak të dinte se ku fle lepuri i korrupsionit, përgjigja që vjen nga këto dokumente është e qartë: Lepuri i korrupsionit fle te familja e Sali Berishës, me Albana Vokshi e kompani”, tha Balla.

Balla theksoi se deklarata e bërë nga ministri e Ekonomisë, Prifit faktoi akuzat e PS-së se jane gjashtë HEC dhe jo një, që janë dhënë me konçesion. "

Ditën e djeshme, Dritan Prifti pranoi publikisht se hidrocentralet mbi lumin Kardhiq janë 6, pikërisht sa kemi thënë ne. Por Dritan Prifti u justifikua me faktin se këto 6 hidrocentrale nuk i janë dhënë vetëm Albana Vokshit dhe Arjan Tartarit, por një konsorciumi prej 4 firmash të ndryshme", tha Balla.

a.k/NOA

KOMENTE