English

Çudia, Adolf Hitler ka qenë hebre

Gjermani, 25 Gusht NOA - Analizat e ADN-së së Adolf Hitler, të përftuara nga një kampion pështyme prej 39 personash të afërt, të diktatorit, tregon se ai kishte origjinë hebraike dhe afrikano-veriore.

Faktikisht ka qenë një kromozom, ai që u gjet dhe, që është i rrallë tek perëndimorët, Aplogruppo Eib1b1, por shumë i zakonshëm në popullsinë marokene, algjeriane, tuniziane, hebraike dhe afrikane.

Ky kërkim u krye nga një gazetar dhe një historian belg, Jean-Paul Mulders dhe Marc Vermeeren.

Aplogruppo Eib1b1 është i lidhur nga 10 deri në 20% me kromozimin Y të hebrenjve ashkenaziti dhe 8.6 deri në 30% mes atyre sefarditi.

Edhe në të shkuarën thuhej se babai i Hitlerit, Alois, ishte i biri i një kameriereje me emrin Maria Schickelgruber dhe i një 19 vjeçari hebre, i njohur si Frankenberger, por në këtë rast nuk kishte prova.

Sipas të përditshmes “Telegraph”, e cila ka bërë të ditur dhe lajmin, të gjithë analizat janë kryer në laborator në kushte veçanërisht të rrepta, në një mënyrë që në rezultate të mos ndikonte asgjë e jashtme. Një specialiste e gjenetikës në universitetin katolik të Lovanio, Ronny Decorte, e ka përmbledhur këtë çështje duke e përshkruar si tepër të habitshëm dhe tërheqës njëkohësisht.

“Mund të themi se Hitleri ishte i lidhur me të njëjtët njerëz, që përçmonte më shumë”.

r.b/NOA

KOMENTE