Beograd, 25 gusht, NOA - Sretko Kaliniç, pjesëtar dhe një prej ekzekutorëve kryesorë të Klanit të Zemunit, është ekstraduar nga Kroacia në Serbi.
"Kroacia, me vendimin e Ministrit të Drejtësisë mbrëmë ekstradoi në Serbi Sretko Kaliniçin, i cili është vendosur në Burgun e Qarkut, në Beograd“, deklaroi për mediat serbe zëdhënësja e Drejtorisë për Vepra Penale, Zorana Vuçiçeviç.
Kaliniç është dënuar me 30 vjet heqje lirie për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjiç.
Ndërsa për disa vrasje të tjera është dënuar me 40 vjet.
Mirëpo Gjykata Speciale për Krim të Organizuar në Beograd, kundër tij zhvillon hetime edhe për tri vrasje të tjera.
NOA/DV