Tiranë, 25 gusht, NOA - Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës për grabitje të Postës nr. 8 në Tiranë.
Burime nga Policia e Tiranës thënë për Agjencinë NOA, bëjnë të ditur se i arrestuari është 53 vjeçari Bimi Beqir Mborja, 53 vjeç, banues në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur dje në orën 09:30 në rrugën “Sulejman Delvina”.
Mbroja së bashku me një person tjetër, që është shpallur në kërkim, kanë marrë nga filiali i postës shumën e parave prej 37 000 lekësh si dhe 18 copë kupona për karta identiteti.
Duke përfituar nga pakujdesia e punonjëses së postës ata kanë arritur të marrin sasinë e lekëve dhe të largohen.
Ka qenë punonjësja e sportelit të postës e cila ka konstatuar shumën e parave të vjedhura.
Menjëherë ajo ka njoftuar Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, punonjësit e të cilit kanë nisur hetimet dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve.
a.k/NOA