Pekin, 25 gusht, NOA- Quhet Xiao Lei, është vetëm muajsh dhe peshon 20 kg: sa një fëmijë 6 vjeç. Ndërsa fëmija vazhdon të "rritet", familjarët duken jo të shqetësuar.
"Unë kurrë nuk i kam dhënë qumësht apo diçka që përmban hormone” – thotë Cheng Qingyu, nëna e fëmijës - Pse duhet të shqetësohem?".
Por mjekët mendojnë ndryshe dhe janë duke e marrë çështjen më seriozisht. Nëse nuk dobësohet shpejt, sipas tyre te fëmija dhjetë muajsh më i shëndoshi në botë mund të zhvillohen sëmundje shumë të rënda kardiovaskulare, madje edhe në moshë të re. Xiao pas lindjes peshonte vetëm 3 kile, as më shumë e as më pak se shumë të sapolindur. Mjekët janë duke shqyrtuar shkaqet e kësaj rritje të pazakontë.
a.e./NOA