English

Kosovë, edhe dy të arrestuar për vrasjen në fshatin Vragoli

Prishtinë, 25 gusht, NOA – Policia e Kosovës ka vënë në pranga edhe dy persona lidhur me vrasjen në Vragoli, të ndodhur në 3 gusht.

Burime nga kjo polici thanë për agjencinë NOA se të arrestuarit janë 22 vjeçari Mehmet. K. nga Malisheva dhe 21 vjeçari Isuf. S. Nga zona e Fushë Kosovës.

Hetuesit rajonalë të Prishtinës kanë kryer hetime në rrugë operative për identifikimin e këtyre dy personave si bashkëpjesëmarrës të kësaj vepre penale të vrasjes.

Sipas policisë së Kosovës, i dyshuari Isuf. S. është ndaluar nga policisë në 20 gusht, pikërisht në vendin e tij të punës.

Ndërsa Mehmet. K. është ndaluar një natë më parë.

Bashkë me dy personat e arrestuar së fundmi po hetohen nga prokuroria e Prishtinës edhe të tjerët të arrestuar më parë për vrasjen në Vragoli.

mit/NOA

KOMENTE