Berlin, 25 gusht, NOA - Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Uestervelle, fillon sot udhëtimin e tij të parë më të gjatë në vendet e Ballkanit.
Stacioni i parë i këtij udhëtimi do të jetë Kroacia, e cila është edhe kandidati kryesor nga vendet e rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Deri të premten, ministri i Jashtëm Uestervelle do të vizitojë edhe Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, ku do të vizitojë edhe kontingjentin gjerman të trupave të KFOR-it.
Në Beograd ai pritet të kërkojë mos paraqitjen e rezolutës së këtij vendi për Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuar.
NOA/DV