English

Ndjekje penale për 3 anëtarët e një familjeje, goditën me gurë në kokë 48-vjeçaren

Tiranë, 25 gusht, NOA – Tre persona janë paditur në Prokurori nga Policia e Tiranës pas dhunimit që i kanë bërë një gruaje 48 vjeçare në Tiranë.

Të tre personat e implikuar në ketë ngjarje janë nga e njëjta familje dhe sherri ka ndodhur për motive të dobëta, thanë burime nga Policia e Tiranës për Agjencinë NOA.

Personat e paditur janë, Haxhi Sherif Ibrahimi, 76 vjeç, Suzana Haxhi Ibrahimi, 27 vjeç dhe Xhuljeta Haxhi Ibrahimi, 43 vjeç.

Pjesëtarët e familjes Ibrahimi kanë rrahur dhe kërcënuar ditën e djeshme në një ndër rrugët kryesore të kryeqytetit,

gruan 48 – vjeçare.

Ata e kanë goditur atë me sende të forta në kokë, si gurë dhe mjete të tjera rrethanore. Gruaja e dëmtuar është dërguar në spital ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.Sipas njoftimit të bluzave të bardha, 48 vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

a.k/NOA

KOMENTE