Më poshtë do të gjeni rendin e ditës për mbledhjen e ardhshme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që do të zhvillohet ditën e martë, datë 31. 08. 2010, ora 10.oo, në selinë e Bankës së Shqipërisë.
Rendi i ditës
Raporti i Politikës Monetare për muajin gusht të vitit 2010.
Projekti “Për dhënien e miratimit paraprak për një veprimtari shtesë nga Banka Credins sh.a.”.
Projekti “Për miratimin e rregullores ”Mbi politikën dhe mënyrën e administrimit të arit””.
Projekti “Për një ndryshim në Buxhetin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2010 ”.
Projekti “Për tërheqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës me kurs ligjor të prerjes 1000 lekë të prodhuara para vitit 1997 ”.
Projekti “Për miratimin e memorandumit të bashkëpunimit të Bankës së Shqipërisë me Universitetin e Oksfordit”.
Informacioni “Mbi analizën e sistemit bankar, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2010”.
Informacionet “Mbi ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor dhe në tregun e parasë për periudhën prill - qershor të vitit 2010” dhe “Për ecurinë e rezervës valutore dhe të portofoleve të investimeve në muajin korrik të vitit 2010”.
Informacioni “Mbi zhvillimet në sistemin e pagesave gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2010”.
Informacioni “Për pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë për muajin korrik të vitit 2010”.
Të tjera.