Moldavi, 25 gusht, NOA - Policia e Moldavisë thotë se ka konfiskuar pothuajse 2 kilogramë të uraniumit-238, nga një grup trafikantësh.
Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme, Chiril Moptan, tha se policia ka arrestuar shtatë trafikantë, përfshirë edhe ish zyrtarë të ministrisë së brendshme.
Sipas tij, ata ishin përpjekur ta shisnin këtë substancë radiokative për nëntë milionë euro.
Moptan tha se të dyshuarit më parë ishin dënuar për posedim të materialeve radioaktive në Moldavi, Rusi dhe Rumani.
NOA/RFE