Cagliari, 25 gusht, NOA – Një 69 vjeçare ka gjetur vdekjen pas një shoku të shkaktuar nga kontakti djegës me një kandil deti.
69 vjeçarja po notonte në ujërat e Portit Tramatzu në ishullin e Sardenjës, kur për një momet është prekur nga tentakulat e një kandil deti, që i shkaktuan një djegie të dukshme në kofshën e djathtë.
Maria Furcas ka dalë menjëherë nga uji me një dhimbje të fortë dhe duke kërkuar ndihmë.
Në atë çast mësohet se shumë persona që po laheshin atypari i janë afruar të moshuarës duke i dhënë ndihmën e parë, dhe duke kërkuar forcat e ndihmës së shpejtë.
Por, pas shokut të provuar nga djegia e kandilit 69 vjeçares i ka pushuar zemra përpara se të vinte ambulanca.
mit/NOA