English

Topi: Diplomacia të punojë për integrimin, njohje të reja të Kosovës për në OKB

Tiranë, 25 gusht, NOA, Update – Presidenti i vendit, Bamir Topi, ka deklaruar sot në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë se anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian është një prej detyrave kryesore të diplomacisë. Ai ka ftuar gjithë përfaqësuesit e trupit diplomatik që ta shikojnë pozicionin e tyre në këtë funksion.

Ndërkohë që Topi ka theksuar se shqiptarët e meritojnë procesin e liberalizimit të vizave.

“Anëtarësimi në BE është një proces ku ndërthuren jo vetëm interesat, por edhe arritjet e vendit. Askush nga misionet tona diplomatike nuk mund ta ndjejë vetën jashtë këtij procesi”, u shpreh Topi.

Nga ana tjetër Topi ka theksuar se është e nevojshme që diplomacia shqiptare të punojë për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës.

“Së bashku me diplomacinë e re të Kosovës të mundësojmë njohje të reja në një kohë sa më të shpejtë, për të arritur anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha Topi.

Ai ka përmendur dhe faktin se marrëdhëniet me Serbinë duhet të shihen në fokusin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

a.k/NOA

KOMENTE