Tiranë, 25 gusht, NOA – Tre persona janë paditur nga Policia e Tiranës në Prokurori për trafikim makinash. Burime nga policia bënë të ditur për Agjencinë NOA se nga kontrollet e agjentëve të Policisë Rrugore është bërë i mundur identifikimi i tre makinave që kanë rezultuar të vjedhura në vende të ndryshme.
Makina e parë është një automjet tip “Benz Mercedez Furgon”, me targë TR 7157 T.
Nga verifikimet e bëra makina rezultoi e vjedhur jashtë kufijve të Shqipërisë, në një nga vendet e BE.Mjeti i dytë i sekuestruar nga policia është një model “Honda”, me targë TR 630 F.
Ndërsa makina e tretë është model “Volzvagen “, me targë TR 7994 L. Ky automjet është vjedhur në Bullgari me datë 23 shkurt të vitit 1998.
a.k/NOA