English

Vazhdon dëbimi i emigrantëve romë nga Franca

Paris, 25 gusht, NOA - Këshilli i Evropës ka kritikuar ashpër dëbimin masiv të romëve nga Franca.

Strasburg u tha se ata "janë të shqetësuar thellë me këto zhvillime rreth njerëzve që kanë ardhur në këtë vend", shpjegoi Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI).

Ministria e Brendshme franceze në Paris nisi javën e kaluar dëbimin e qindra romëve nga Franca për në Rumani dhe Bullgari.

Ndërkohë që janë shkatërruar dhjetëra vendstrehime të tyre. Edhe të martën policia ka rrafshuar disa lagje rome në qytetet Lil dhe Marsej, raportojnë mediat franceze.

NOA

KOMENTE