Uashington, 25 gusht, NOA - Është shtyrë dërgimi në Shtetet e Bashkuara i të kërkuarit rus Viktor But, tha kryeministri i Tajlandës. But, i cili merret me tregti armësh, akuzohet nga SHBA-të për terrorizëm. Vonesat kanë të bëjnë me "procesin ligjor" që është në vazhdim e sipër tha kryeministri, Abhisit Vejajiva.
Mediat e lidhin vonesën me akuzat shtesë të ngritura nga SHBA-të ndaj Butit për pastrim parash dhe mashtrim.
But, qytetar rus, njihet si një nga trafikantët më të mëdhenj të armëve në botë. Ai pretendon se është i pafajshëm, derisa qeveria ruse ka kundërshtuar dërgimin e tij në Shtetet e Bashkuara.
a.k/NOA/RFE