Një ceremoni e vogël për nder të Nënë Terezës në aeroport. TIA angazhohet t’u ofrojë pasagjerëve vlerat që emri Nënë Tereza përfaqëson
Shihni fotot te Galeria
English Version Below
Tiranë, 26 Gusht 2010 NOA - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) me rastin e 100 vjetorit të Nënë Terezës nderon kujtimin e misionares së famshme me një ceremoni të vogël. Znj Andrea Gebbeken, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, vendosi një tufë me lule pranë statujës së Nënë Terezës në aeroport.
"Është një nder i veçantë për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës që mban emrin e një personi të jashtëzakonshëm, të vlerësuar botërisht si një humanitare dhe mbështetëse e personave në nevojë. Emri i Nënë Terezës është simbol i përkujdesjes, bashkëpunimit dhe respektit, të gjitha këto karakteristika që kompania jonë me krenari ka arritur t’i ofrojë për udhëtarët shqiptarë dhe ata të huaj”. tha znj. Andrea Gebbeken, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s.
Nënë Tereza ose Agnes Gonxhe Bojaxhiu lindi në Shkup më 26 gusht 1910 dhe u bashkua me motrat e Loretos në 1928, duke u bërë motër Tereza. Pas marrjes së angazhimit të saj të fundit në 1937, u emërua murgeshë Nënë Tereza.
Ajo u aktivizua në 610 misione në 123 vende. Murgesha katolike është e njohur për shërbimet kundrejt personave në nevojë, të sëmurë dhe jetimë për më shumë se 45 vjet, deri në vdekjen e saj në vitin 1997.
Ajo ka marrë disa dekorata për shërbimin e saj, përfshirë këtu edhe Çmimin Nobel të Paqes 1979 dhe më 1985 Medaljen Presidenciale të Lirisë. Ajo u shenjtërua më 2003 nga Papa Gjon Pali II me titullin e Bekuara Tereza e Kalkutës. Nën emrin e Nënë Terezës, TIA vazhdon përpjekjet për t’u ofruar pasagjerëve dhe klientëve të saj shërbimin më të mirë.
Kompania përveçse ofron një mjedis të sigurt dhe të qetë për klientët e saj, thotë se u siguron dhe standarde të larta mjedisi pune linjave ajrore që operojnë në TIA, numri i të cilave është gjithmonë në rritje.
e.r/NOA
English Version