Moskë, 26 gusht, NOA - Organizata Amensty International thotë se pesë aktivistë të saj janë arrestuar ndërsa shpërndanin letra në koncertin e grupit të njohur muzikor U2, mbrëmë në Moskë.
AI tha se pesë aktivistët më vonë u liruan pa akuza.
Në fund të koncertit, grupi U2, e ka ftuar yllin rus të rokut, Jurij Shevçuk, që është kritik i qeverisë së Rusisë, për t’ju bashkuar atyre në skenë për interpretimin e këngës “Duke trokitur në derën e parajsës”.NOA