English

Arrestohet nënshtetasi amerikan i dyshuar për vrasje, u depërtua nga Mali i Zi

Fushë Kosovë, 26 Gusht 2010 NOA – I dyshuari 37-vjeçar Buqaj, nënshtetas amerikan, është depërtuar nga Republika e Malit të Zi për në Republikën e Kosovës. I dyshuari i arrestuar u është dorëzuar zyrtarëve policor të PK-së në pikë kalimin kufitar të Kullës dhe të njëjtit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Policia kishte pranuar informacione se i dyshuari për vrasje – Driton Buqaj mund të ndodhej në Republikën e Malit të Zi.

Pas kësaj kanë filluar kontaktet me zyrtarët policorë të Malit të Zi dhe i shumëkërkuari është lokalizuar dhe arrestuar në Ulqin.

Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes së 19 korrikut në ora 19:45, kur zyrtarët e policisë në stacionin policor të Fushë Kosovës kishin pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në afërsi të postës së vjetër në Fushë Kosovë.

Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes në atë lokacion ku në një veturë të tipit Mercedes me targa të Sllovenisë kanë vërejtur një viktimë e cili ishte qëlluar me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes përveç hetuesve policor kanë dalë edhe zyrtarët e Qendrës së Mjekësisë Familjare të Fushë Kosovës të cilët kanë konstatuar se viktima Ramadan .B – me shtetësi sllovene (1957) ishte pa shenja jete.

Policia ka identifikuar të dyshuarin për këtë vrasje Driton Buqaj i cili është në arrati dhe policia është në kërkim të tij.

Gjatë orëve të natës së djeshme me urdhëresë të prokurorit është kontrolluar banesa e të dyshuarit në Prishtinë si dhe është arrestuar edhe një i dyshuar i cili ka kryer transportin e të dyshuarit Driton Buqaj nga Fushë Kosova për në Prishtinë pas incidentit të vrasjes.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur tre gëzhoja si dhe ka arrestuar personin i cili në momentin e incidentit ndodhej në këtë veturë së bashku me viktimën dhe të dyshuarin.

a.b/NOA

KOMENTE