Shkodër, 26 Gusht 2010 NOA – Një arsenal armësh u zbulua para pak minutash në Shkodër dhe shtatë persona janë arrestuar si anëtarë të dyshuar të një bande trafiku armësh, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Drejtoria e Policise Qarkut Shkoder, konfirmoi se në bashkëpunim me Departamentin Kunder Krimeve te Renda dhe Krimit te Organizuar, finalizoi operacionin e koduar “Çarku i hapur” ku nuk munguan të japin ndihmesë dhe forcat e repartit të FNSH Shkodër.
Ky operacion ka bërë të mundur zbulimin, goditjen dhe dokumentimin e veprimtarise se kundraligjshme te nje grupi te strukturuar kriminal te cilet kane kryer vepra penale ne tendencat e Trafikimit te armeve, lendeve narkotikeke dhe mjete ve motorike.
Veprimtaria e ketij grupi kriminal është përfshirë ne Qarqet Shkoder Lezhe, Tirane dhe Durres.
Arrestimi në flagrancë u bë për shtatë anëtarë të bandës trafikante dhe ata janë:
1. Real Zefi, vjeç 20, banues ne lagjen “ 3 Herojte” te qytetit Shkoder
2. Kushtrim Kraja, vjeç 22, banues ne lagjen “Vojo Kushi”, Shkoder
3. Valmir Vukaj, vjeç 21, banues ne lagjen “ Ndoc Mazi”, Shkoder
4. Irvin Temali, vjeç 21, banues ne lagjen “Qemal Stafa”, Shkoder
5. Amarildio Ndreka, vjeç 21, banues ne lagjen “Beselidhja”, Lezhe
6. Ridvan Keçi, vjeç 23, banues ne Fushe Kuqe, Laç Milotit
7. si dhe shtetasi H. M, banues ne qytetin e Lezhes.
Nga kontrollet e ushtruara nga ana jone ne banesat e ketyre personave, u be e mundur gjetja dhe sekuestrimi i nje sasie te konsideruashme provash materiale, materiale te cilat dyshohet te jene perdorur nga ky grup kriminal per kryerjen e krimeve si:
- 9 cope arme zjarri, pistolete
- 1 arme zjarri automatik
- 1 silenciator
- 3 arka metalike me municione
- 200 cope fisheke, te modeleve te ndyshme
- 1 bajonete
- 1 kg lende narkotike, heroine e,mbeshtjele ne qese
- nje sasi farerash te lendeve narkotike, cannabis sativa
- 4 kg lende narkotike, cannabis sattiva
- 8 automjete te vjedhura
- 1 motorr
- 3 pale çelesa adoptues per hapje automjetesh
- targa te fallsifikuar automjetesh
- 3 maska
- 6 aparate telefonike, celulare, te markave te ndyshme.
- si dhe nje peshore elektronike (I shihni në foto)
Policia tha se po kryen veprimet e duhura procedurale dhe hetimore dhe materialet ne ngarkim te shtetasve ne fjale do t’i kalojnë Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Shkoder, per veprat penale te “Grup i strukturuar kriminal”, “Trafikim dhe mbajtje te lendeve narkotike”, “Trafikim te armeve dhe municioneve luftarake”,“Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake” si dhe“Vjedhje, e mjeteve motorike, e kryer ne bashkepunim”.
Drejtoria e Policise Qarku Shkoder tha se në bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesore Shkoder po punon intensivisht per dokumentimin e plote ligjore te veprimtarise kriminale te ketij grupi si dhe per zbulimin dhe identifikimin e te tjere shtetasve te perfshire ne kete rrjet kriminal.
r.d/e.r/NOA