Kopenhagen, 26 gusht 2010 - Danimarka ka refuzuar sot një kërkesë të bërë nga NATO që të dërgojë aeroplanë luftarak, F16, në Afganistan. Ministrja e Jashtme, Lene Espersen, konfirmoi lajmin pas një takimi të komitetit parlamentar suedez për politikë të jashtme.
Espersen tha përderisa Danimarka kontribuon më së shumti në Afganistan, ju takon shteteve të tjera që të luajnë rolin e tyre dhe të përmbushin kërkesat e NATO-s. Danimarka ka 750 ushtarë që shërbejnë në misionin e NATO-s, pikërisht në forcën e quajtur ISAF, kryesisht në rajonin ku zakonisht ka shumë dhunë, Helmand, raporton Evropa e Lirë. Danimarka, me 34 raste të vrasjes së ushtarëve të saj, ka pasur humbjet më të mëdha nga të gjitha shtetet që përbëjnë këtë forcë.