English

Falsifikoi leje qëndrimin italian, arrestohet 22 vjeçari

Durrës, 26 gusht, NOA – Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka arrestuar një 22 vjeçar që ka falsifikuar dokumentet italiane.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Durrës njofton se 22 vjeçari quhet Samet Mlloja, banues në fshatin Mushan të komunës Dajç në Shkodër.

Mlloja është ndalur në momentin që është paraqitur në sportel për të kaluar pikën doganore.

Ai ka paraqitur pasaportën biometrike dhe leje qëndrimin italian. Nga kontrolli i policisë është verifikuar se leje qëndrimi ka qenë tërësisht i falsifikuar.

Policia ka bërë arrestimin e tij dhe ka nisur hetimin për personat që i kanë siguruar dokumentin e falsifikuar 22 vjeçarit nga Shkodra.

Ditët e fundit në Portin e Durrësit është shtuar numri i të ndaluarve që duan të kalojë pikën doganore pa dokumentet e duhura.

a.k/NOA

KOMENTE