English

Indi, meshë e veçantë për 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës

Kalkuta, 26 gusht, NOA - Një meshë solemne është mbajtur sot në shënim të përvjetorit të 100-të të lindjes së Nënë Terezës.

Mesha, që është udhëhequr nga kardinali Placidus Topo, është mbajtur në selinë e Misionareve të Bamirësisë, një organizatë e motrave të nderit, që ishte themeluar nga Nënë Tereza, në Kalkuta të Indisë, para 60 vitesh.

Në këtë meshë u lexua edhe mesazhi i Papës Benedikti i 16-të, për Nënë Terezën.

Në meshë morën pjesë afro 1 mijë vetë. Nënë Tereza u lind më 26 gusht të vitit 1910 nga prindër shqiptarë.

Ajo arriti në Indi në vitin 1929 si Gonxhe Bojaxhiu.

Në shumë vende ku janë ende misionet e saj në botë sot janë parashikuar ceremoni të veçanta. Ndërkohë që dhe në Tiranë autoritet kanë nisur prej kohësh përgatitjet për festimin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.

a.k/NOA/RFE

KOMENTE