English

Kërcënoi të atin me thikë, ndalohet 17-vjeçari

Fushë-Krujë, 26 gusht, NOA – Një 17-vjeçar, prej dy ditësh në kërkim, është ndaluar dje nga policia pas denoncimit të bërë prej të atit. Personi me inicialet E.D pas debateve që ka pasur me të atin e tij në fshatin Luz të Fushë-Krujës, e ka kërcënuar këtë të fundit me thikë.

Ngjarja ka qenë shokuese për të atin, por gjithsesi ai e ka denoncuar në polici djalin e tij, i cili pas incidentit ishte larguar nga shtëpia.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Krujë, njofton se djali 17 vjeçar është analfabet dhe ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një debati të zakonshëm familjar mes babait dhe djalit.

Pas ndalimit nga policia, 17 vjeçari u la i lirë për shkak të moshës së tij. Ndërkohë që prokuroria ka nisur procedurat për veprat penale të kanosjes dhe mbajtjes pa leje të armeve te ftohta.

a.k/NOA

KOMENTE