Londër, 26 Gusht NOA - Udhëtimi me autoveturë është shumë më i dëmshëm se ai me aeroplan dhe kjo në lidhje me dëmet që i shkaktojmë planetit tonë në ngrohjen e tij globale.
Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga hulumtues ndërkombëtarë. Ky rezultat mbi mjetet e transportit dhe kjo në lidhje me rritjen e temperaturave globale, është publikuar nga “Environmental Science & Technology”.
Nga analizat e kryera rezulton se anijet, janë miket më të ngushta të planetit tonë. Kjo pasi ato gjatë një udhëtimi të gjatë mund të themi se ndikojnë në ngrohjen globale rreth 25 herë më pak dhe kjo krahasuar me aeroplanët, veturat dhe mjetet e tjera të transportit të cilat e rrisin temperaturën në një kohë shumë më të shkurtër udhëtimi.
r.b/NOA