English

Kujtoi se e ëma i kishte hedhur robotët në mbeturina, 30 vjeçari i vë zjarrin shtëpisë

Kasai, 26 Gusht NOA - Mendonte se e ëma i kishte hedhur në mbeturina disa nga robotët e tij me të cilët luante dhe i verbuar nga zemërimi i ka vënë zjarrin shtëpisë.

Ky rast i çuditshëm ka ndodhur në qytetin e Kasai, në Japoninë perëndimore.

Autori i këtij xhesti është një djalë 30 vjeçar dhe veprimin e tij ai e ka shpjeguar duke thënë se ka dashur t’i japë fund jetës së tij, së bashku me modelet e robotëve dhe për këtë arsye i ka vënë flakën shtëpisë.

Për çudi, mamaja e tij nuk i kishte hedhur robotët, por gjatë pastrimit të shtëpisë ajo i kishte veçuar ato duke i vendosur në një qese.

Një rast i vërtetë keqkuptimi që çoi në një dëm të madh për këtë familje në Kasai të Japonisë.

r.b/NOA

KOMENTE