English

Mamaja risjell mrekullisht në jetë të sapolindurin e deklaruar të vdekur nga doktorët

Australi, 27 gusht, NOA- Pati një lindje të parakohshme, ku i vogli Jamie Ogg nuk arriti të mbijetojnë, si motra e tij binjake Emily. Por Kate, nëna e dy fëmijëve, nuk mund të pajtohej me idenë se një nga dy binjakëve të saj kishte vdekur. Kështu ajo e ka mbajtur vogëlushin për dy orë në krahë, duke e puthur dhe përkëdhelur derisa i mituri është kthyer mrekullisht në jetë.

Ngjarja ndodhi në Australi, në Sydney, dhe prindërit e Jamie janë bërë të famshëm, duke u intervistuar nga gazetat dhe televizionet lokale. Kate dhe David bashkëshorti i saj treguan historinë e tyre, që është pak të thuhet çudibërëse.

"Mjeku më pyeti pas lindjes, nëse i kishim dhënë djalit tonë një emër. Unë i thashë se emri i tij ishte Jamie dhe ai u kthye tek unë me fëmijën në krahë, duke thënë: "E humbëm Jamie, nuk ja doli. Më vjen keq. Kjo ka qenë ndjenja më e keqe që unë kam përjetuar ndonjëherë – ka thënë gruaja për televizionin Today Tonight. – E mora në krahë djalin, krahët dhe këmbët e tij nuk lëviznin. David dhe unë filluam ti flisnim, i thamë emrin e tij, se kishte një motër dhe donim të jetonte. Pas një farë kohe ai filloi të lëvizë, të marrë frymë përsëri. Mendova, Zoti im, çfarë po ndodh?, dhe pas disa sekondave ai hapi sytë. Është një mrekulli. Ne jemi prindërit me me fat në botë".

a.e./NOA

KOMENTE