Kabul, 26 gusht, NOA - E përditshmja “Nju Jork Tajms” shkruan në numrin e sotëm se një ndihmës i presidentit afgan Hamid Karzai, që është në qendër të hetimeve për korrupsion, është në listën e pagesave të agjencisë CIA.
Zyrtarët në Kabul dhe në Uashington, i kanë thënë gazetës amerikane se Mohammed Zia Salehi, zyrtar afgan i Këshillit Kombëtar për Siguri, duket se ishte i paguar nga agjencia e spiunimit e Shteteve të Bashkuara për shumë vite.
Salehi ishte arrestuar nga policia e Afganistanit në muajin korrik, por ishte liruar pas ndërhyrjes së presidentit Karzai.
a.k/NOA/RFE